Supë e ngrohtë franceze për ditë të ftohta

Në ditët e ftohta të dimrit nuk ka asgjë më të mirë se një supë e ngrohtë. Receta e ditës së sotme nga është e lehtë për t'u gatuar, e shijshme dhe e ngrohtë për ditët e ftohta.

Lifestyle

29/11/2015 09:22

Koha e përgatitjes së supës franceze është vetëm  30min.

Përbërësit:
¼ gota ujë
1 qepë të verdhë
4 gota lëng mish viqi
½ filxhana të copëtuar djathë mocarella
2 feta bukë gruri

Përgatitja:
Uji hidhet në një enë të mesme. Qepa ndahet në feta të vogëla dhe e vendosni në ujë. Uji me qepën qëndrojnë në zjarr deri sa të jetë zier qepa. Pastaj shtoni lëngun e mishit. Uji me lëngun e mishit të viqit duhet të qëndrojnë në zjarr për 15 min. Pastaj, supën e vendosni në një enë sikurse në foto, shton bukën e grurit dhe djathin mocarrella, ndërsa më pas  vendosni në furrë të qëndrojë për pak minuta, deri sa të shkrihet djathi. Për dekor mund të vendosni edhe pak majdanoz. Ju bëftë mirë! /Gazeta Blic