Supa marokene e Ramazanit, Harira – Lajmi.net
Supa marokene e Ramazanit, Harira
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 14:47, 28 May 2017
Supa tradicionale me domate Harira është bërë hit i pakontestueshëm në kuzhinën internacionale, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ 2 qepë (të grira imët)
▪ 1 lugë gjalpë
▪ 2 lugë vaj ulliri
▪ fletë selinoje (të grira imët)
▪ ½ luge shafran
▪ 1 konservë domate e zier
▪ 800 ml ujë
▪ 1 konservë qiqra (leblebi)
▪ 1 gotë e vogël brumi për supë
▪ kripë, piper
▪ ¾ e gotës ujë të ftohtë
▪ ½ filxhan miell
▪ 1 konservë e vogël me domate
▪ 1 gotë koriandër e freskët
▪ ½ gote majdanoz të freskët

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe shkrini gjalpin, shtoni vaj ulliri dhe në të marinoni qepën dhe selinon.

Shtoni domatet, ujin, shafranin, kripën dhe piperin.

Lërini le të vlojnë, pastaj zvogëlojeni zjarrin, mbulojeni me kapak dhe zieni derisa selinoja të zihet.

Shtoni brumin dhe qiqrat, përzieni mirë.

Ndërkohë, në një enë të vogël treteni ¾ e ujit dhe ½ e gotës së miellit.

Shtoni pire të domates dhe përzieni mirë. Lërini pak të qëndrojnë.

Kur brumi të jetë zier, qiteni përzierjen e miellit dhe domates në supë dhe përzieni derisa të vlojë.

Zieni 2-3 minuta në zjarr të ngadaltë, duke e përzierë herë pas here.

Harira

Fjalët kyçe: supë marokene

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3