Sunaj Saraqi fiton betejën kundër kancerit (Foto)

Këngëtari Sunaj Saraqi së fundmi ka marrë një lajm shumë të rëndësishëm për jetën e tij.

ShowBiz

04/02/2016 11:06

Sunaj Saraqi ka kohë që jeton në Amerikë ndërsa në dhjetor të vitit 2014 ai u diagnostifikua me kancer, shkruan lajmi.net.

Që nga ajo kohë këngëtari vazhdimisht ka luftuar për ta mposhtur derisa dje ai ka marrë lajmin e shumëpritur për fitoren kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse.

“Allahu im, ty të takon faliminderimi shumë faliminderit për mirësinë tënde gjithashtu faliminderim për mjekët të cilët u kujdesën për mua dhe më shëruan”, ka shkruar ndër të tjera këngëtari duke mos harruar të falenderojë edhe miqtë e tij, gruan dhe djalin.

Edhe bashkëshortja e tij ka shpërndarë statusin e këngëtarit duke i’u falenderuar Zotit për këtë lajm të mirë.

Sunaj Saraqi dhe Vera Oruçi janë prindërit e reperit të ri Seven Saraqi./lajmi.net.