Suma thotë se rruga ku u aksidentuan dy policët vazhdon të mbetet e rrezikshme

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka thënë se rruga e magjistrales në të cilën pësuan me fatalitet dy policët e aksidentuar kaçanikas, Armend Trena dhe Malsor Dashi vazhdon të mbetet edhe më tutje me rrezikshmëri të lartë për qytetarët.

Lajme

07/05/2018 18:11

Këto komente Suma i dha sot në Info Magazine, ndërsa potencoi se gjendje e tillë do të mbetet derisa Ministria e Infrastrukturës të marr ndonjë vendim në lidhje me projektin infrastrukturor për të evituar problemet në këtë magjistrale, njofton Klan Kosova.

”Gjendja e rrugëve në magjistra në vazhdimësi është e rrezikshme për shkak të shembjes së vazhdueshme të dheut. Por kohëve të fundit rruga ka pasur pengesa për shkak të rrëshqitjes së bazës së asfalltit”.

”Kjo rrugë deri në një projekt madhor sikurse ka qenë vazhdon të mbetet e rrezikshme për të gjithë qytetarët”.

”Ministria e Infrastrukturës është e informuar për të marr ndonjë vendim në lidhje me këtë rrugë. Mbetet në dorën e tyre, kjo është kompetencë e ministries për tu trajtuar,  përndryshe kjo magjistrale do të vazhdojë  edhe në të ardhmen të jetë e rrezikshme”.

Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi përfunduan në lumin Lepenc më shumë se një javë me parë, pas një aksidenti fatal të ndodhur saktësisht në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit.