Sulmuesi që vrau 59 persona në Las Vegas, ishte multi-milioner

Ky njeri ka gjuajtur për vdekje 59 persona dhe ka plagosur 527 njerëz në sulmin e Las Vegasit.

Bota

03/10/2017 16:56

Stephen Paddock ishte një multi-milioner i cili pas penzionimit jetonte në një shtëpi me të dashurën e tij, transmeton lajmi.net

Paddock ishte adhurues i muzikës së vendit pikërisht ku edhe e bëri sulmin tragjik duke lënë të vdekur 59 persona dhe duke lënduar 527 të tjerë.

Policia ka hetuar se ai kishte bërë disa transaksione në bankë javët e fundit para se të ndodh sulmi e gjithashtu kanë gjetur se ai kishte 24 armë zjarri, 19 prej të cilave në shtëpinë e tij.

Babai i Paddock ishte në listën e njerëzve më të kërkuar nga FBI. Ai ishte një hajdut serik i bankave dhe i arratisur nga burgu për 9 vite në ikje dhe pastaj u arrestua nga FBI./Lajmi.net/