Sulmuesi që mahniti Evropën zëvendëson Higuainin te Milani

Milan janë të detyruar të ndërhynë në tregun e transferimeve për të sjellë në sulmuesi në ‘San Siro’, për të zëvendësuar Gonzalo Higuain.

Sport

17/01/2019 14:16

31 vjeçari ka vendosur t’i jap fund qëndrimit gjashtë muajsh te Milan, ku ishte i huazuar nga Juventus.

Skuadra e re e sulmuesit argjentinas do të jetë Chelsea, ku do të bashkohet me ish trajnerin e tij, Maurizio Sarri.

Mediet në Itali sot (e enjte) kanë raportuar se Higuain transferimin te Chelsea do ta kompletojë para ditës së shtunë.

Largimi i Higuain ka bërë që Milan të mendojë për një emër të ri në fazën e sulmit.

Tuttosport raporton se ‘rossonerët’ janë në bisedime për të sjellë në ‘San Siro’ sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek.

23 vjeçari që po cilësohet si zbulimi i këtij sezoni në Serie A, mund t’i kushtojë Milanit deri në 40 milionë euro.

Polaku këtë sezon  në Serie A numëron 13 gola të shënuara./Lajmi.net/