“Sulmuesi po mbante diçka në dorë, por u qëllua nga Policia” (Video)

Gazetari i ‘Daily Mail’, Quentin Lejon ka parë ngjarjen teksa policia ka qëlluar sulmuesin në Londër.

Bota

22/03/2017 17:42

“Ai kishte diçka në dorë, dukej si shkop ndërsa disa policë në xhaketa të verdha e rrethuan atë por ai e sulmoi njërin prej tyre. Pastaj tentoi të kalonte drejt hyrjes së deputetëve mirëpo ai u qëllua nga dy burra me rroba civile dhe ra në tokë”, ka thënë Lejon për BBC, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi ende nuk është identifikuar. Policia londineze dyshon të ketë qenë sulm terrorist./Lajmi.net/