Sulmuesi nga Prishtina e ofendoi Erdoganin, katër vjet burg

Sulmuesi me prejardhje nga Prishtina, Hakan Sukur rrezikon të dënohet me katër vjet burg pas fyerjeve të publikuara në Tëitter ndaj Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Sport

24/02/2016 14:28

Hakan Sukur, ish sulmues i njohur i skuadrave evropiane rrezikon të dënohet me katër vjet burg pas fyerjeve të publikuara në Twitter ndaj Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave turke, Sukur, me prejardhje nga Prishtina i ka sjell vetes telashe me kundërshtimin e tij ndaj Erdoganit, përcjell “Lajmi.net”.

Në ditët e ardhshme do të merret një vendim përfundimtar.

Gjatë karrierës së tij, Sukur luajti për skuadra të njohura si Galatasaray, Inter e Parma.