Sulmuesi nga Anglia në lidhje me vajzën e Mourinhos (FOTO)

Matilde Mourinho është lidhur me Danny Graham, sulmues i Blackburn Roovers.

Sport

25/02/2016 14:54

Jose Mourinho nuk është aspak i kënaqur me të dashurin e ri të vajzës së tij, Matilde.

19 vjeçarja sipas mediave angleze është lidhur me Danny Graham, sulmues i Blackburn Roovers, me të cilin ka udhëtuar edhe në Angli.

Vajza e portugezit u bë e famshme gjatë një eventi nëtapetin e kuq ‘GQ Awards’ në shtatorin e vitit të kaluar, përcjell “Albeu.com”.

Mourinho në atë kohë u shpreh se gruaja dhe vajzat e tij janë “shefat” e shtëpisë dhe çdo gjë bëhet sipas kërkesave të tyre, ndërkohë që tashmë duket se nuk është aspak dakord me zgjedhjen që ka bërë vajza.