Sulmuesi në Paris dyshohet të jetë anëtar i ISIS-it

Personi i cili sulmoi sot policët e Parisit me çekiç, e që më pas u plagos është student dhe ka prejardhje nga Algjeria.

Bota

06/06/2017 19:10

 

Ai dyshohet se është anëtar i ISIS-it, pasi gjatë sulmit bërtiti “Kjo është për Sirinë”, raporton Daily Mail.

Policia ende nuk e ka bërë të ditur identitetin e tij, pasi ai është duke u trajtuar në spital, transmeton lajmi.net

Nga sulmi gjithashtu ka mbetur i lënduar lehtë edhe një oficer i policisë.

Forca të shumta të policisë ende janë prezente në vendin e ngjarjes. /Lajmi.net/