Sulmuesi në Orlando vdiq, por çfarë do të ndodh me gruan e tij

Autoritetet janë duke menduar për të bërë akuzë kundër gruas së Omar Mateen, pasi që ajo nuk i kishte informuar policinë edhe pse e dinte për sulmin.

Bota

16/06/2016 01:05

Dyshohet se gruaja e tij ishte me të kur Mateen kishte blerë municion dhe e kishte dërguar njëherë atë në lokalin ku është kryer sulmi, sepse ai dëshironte t’a shihte vendin njëherë e pastaj të kryente sulmin, transmeton lajmi.net

Gjithashtu mendohet se Omar e kishte telefonuar gruan e tij derisa sulmet ishin duke u zhvilluar.

Autoritetet e sigurisë kanë menduar se gruaja e tij është një burim i mirë i informacioneve që duhen për të zbuluar në tërësi rastin.

Por, pos kësaj ajo mund të përballet me akuza që nuk i kishte informuar autoritetet për sulmin që e kishte planifikuar burri i saj./lajmi.net