Sulmuesi i Orlandos kishte paralajmëruar në Facebook për sulmin e tij

Pak orë para se i armatosuri Omar Mateen të kryente sulmin e tij në Orlando, një klub nate homoseksualësh, ai kishte shkruar në rrjetin e tij Facebook një mesazh kërcënues.

Bota

16/06/2016 14:50

Zyrtarët thonë se ai kishte paralajmëruar sulmin e tij, duke shkruar këtë mesazh si hakmarrje ndaj SHBA-së dhe Rusisë për sulmet ajrore kundër ISIS-it, transmeton lajmi.net.

“Ju vrisni gra dhe fëmijë ta pafajshëm me sulme ajrore.. tani shijoni hakmarrjet e Shtetit Islamik”, kishte shkruar ai.

“Në ditët e ardhshme ju do të shihni sulme nga Shteti Islamik në SHBA”.

Pak orë më vonë, pasi edhe kreu sulmin në klubin e natës, ai kishte telefonuar në një televizion dhe kishte folur “anonim”, duke thënë se masakra që u bë në Orlando u krye në emër të ISIS-it.

“Unë nuk kam ndonjë problem me njerëzit me ngjyrë, këtë që e bëra e bëra për vendin tim. Ju djema, besoj që vuajtët mjaft”, ka shkruar Mateen, pak orë para vrasjes së tij./lajmi.net