Sulmuesi me hanxhar dhe viktima e tij, punonin bashkë

Mediat gjermane bëjnë të ditur se sulmuesi me hanxhar dhe gruaja e vrarë kanë qenë të afërt dhe kanë punuar në të njëjtin vend pune ndërsa spekulohet se ndoshta në pyetje ka qenë vrasje nga pasioni.

Bota

25/07/2016 00:02

Refugjati sirian sot në Reutlingen afër qytetit Shtutgart me hanxhar ka vrarë një grua dhe ka plagosur dy persona.

Policia bën të ditur se sulmuesi fillimisht është fjalosur me gruan të cilën e ka vrarë pastaj ka plagosur një grua tjetër dhe një mashkull.

Policia më herët ka bërë të ditur se nuk ka dëshmi se bëhet fjalë për sulm terrorist.

“Në këtë fazë të hetimit asgjë nuk tregon për sulm terrorist”, ka thënë Policia.

Policia ka arrestuar 21 vjeçarin dhe thuhet se ai ka vepruar i vetëm.

Tani për tani nuk ka dëshmi se në sulm është edhe dikush tjetër shkruan Bild.