Sulmuesi “kuq e zi” ka “rilindur” në Zvicër

Talenti i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi, ka “rilindur” në kampionatin zviceran.

Sport

27/10/2018 20:44

Seferi nuk pati shumë fat në karrierën e tij, pasi pësoi një lëndim të rënd, por tashmë po rindërton gjithçka, përcjell lajmi.net.

21-vjeçari më në fund është kthyer në formë perfekte fizike dhe tashmë nuk po bën vetëm mesfushorin, por edhe golashënuesin.

Në muajin e fundit Seferi ka qenë “flakë”, sepse ka shënuar 2 gola për Shqipërinë U-21 në Estoni në 16 tetor dhe ka shënuar 4 gola të tjerë në kampionatin zviceran të kategorisë së dytë, duke shkuar në 5 gola në total në kampionat.

Sot erdhi goli i pestë sezon, në barazimin 2-2 që Winterthur arriti në Schaffhausen, në derbin krahinor.

Në minutën e 64-t Seferi shënoi golin e parë për të tijtë me një goditje të saktë me kokë, duke barazuar përkohësisht, ndërsa në minutën e 83-të Winterthur shënoi edhe golin e dytë dhe Seferi për pak shënoi edhe golin e tretë në minutën e 88-të, por ishte i pafat dhe ekuilibri u kthye në shtesë.

Young Boys është një nga skuadrat që interesohet për lojtarin shqiptar. /Lajmi.net/