Sulmuesi i njohur mohon se ka zgjedhur Kosovën (FOTO)

Valdet Rama ka mohuar lajmin se tashmë ka vendosur të luajë për Kosovën.

Sport

17/08/2016 13:09

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare që luante me Valladolidin, Valdet Rama, është në kërkim të një skuadra të re.

Për djaloshin mitrovicas është folur se edhe ia ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën për eliminatoret në Rusi.

Por një gjë të tillë e mohon Rama.

“Unë nuk kam dhënë deklaratë në media. Mbetet të shihet se çfarë do të bëhet. Primare për mua është që të gjejë skuadër të re”, ka thënë Rama për Gazetaolle.com.

Rama është ndarë me skuadrën e Munich 1860 dhe në ditët në vijim do ta bëjë të ditur skuadren e re.