Sulmuesi i Las Vegasit kishte porositur ushqim për dy persona, katër ditë para sulmit

Një burrë që punon në Mandalay Bay ka postuar një faturë në Facebook të martën në mbrëmje, duke pretenduar se ai ka shërbyer në suitën e Paddock, në katin e 32-të të hotelit.

Bota

04/10/2017 20:53

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dëshmia tregon se më 27 shtator, Paddock urdhëroi një vakt të madh në dhomën e tij duke përfshirë një hamburger, një gjevrek, supë patateje, një shishe uji dhe dy Pepsi.

Katër ditë më vonë, Paddock përdori të njëjtën dhomë për të hapur zjarr në një festival muzikor që po ndodhte në rrugë – duke vrarë 58 dhe duke plagosur 527 të tjerë.

Siç thuhet më tej, dëshmia tregon se vakti i shërbyer ishte për dy njerëz, por është e paqartë nëse në të vërtetë kishte një person tjetër në dhomë.

s444_1507142153-1882956 s111-1_1507142163-647369 s222-1_1507142169-1784167