Sulmuesi i Kosovës bën milionere 59-vjeçaren angleze

Sulmuesi kosovar i Shefilld Vendzi, Atdhe Nuhiu ka rezultuar me shumë fat për një 59-vjeçare angleze, e cila kapi llotarinë prej 1 milionë eurosh, duke gjetur 6 ndeshje të sakta gjatë ditës së shtunë.

Sport

18/03/2018 12:23

Për më shumë goli i Nuhiut i shënuar në minutën e fundit të takimit ndaj Lids Junajtedit, bëri që 59-vjeçarja Zhakline të buzëqesh, pasi deri në fund rezultati në këtë ndeshje ishte i barabartë, 1:1.

Pikërisht edhe goli i parë mbante firmën e Nuhiut, i cili në këtë mënyrë u rikthye tek goli pas plotë 8 ndeshjeve, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet e FA Kupës kundër Suonsit.

Zhakline nga Hailsham, kishte zgjedhur tre ndeshje të Premierligë, plus dy fitore dhe një barazim në Çempionship. Përveçse fitores dramatike të Shefilld Vendzi, anglezja vuajti edhe në ndeshjen mes Burnemaut dhe Uest Bromuiç Albionit, në të cilën ndeshje në fund fitores me reuzltatin e ngushtë 2:1 iu gëzua skuadra vendase, falë golit të shënuar nga Stanislas vetëm një minutë para fundit të takimit.