Sulmuesi i Chievos transferohet te Skënderbeu (FOTO)

Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Ali Sowe është me të drejta të plota lojtar i Skënderbeut, për edicionin futbollistik 2017-2018, shkruan SuperSport.

Sport

25/07/2017 21:59

Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Ali Sowe është me të drejta të plota lojtar i Skënderbeut, për edicionin futbollistik 2017-2018, shkruan SuperSport.

Skënderbeu mbylli me sukses edhe negociatat e gjata me skuadrën e Serisë A italiane. Një operacion për të cilin është punuar prej javësh, mbi të gjitha prej pikave të kontratës mes klubeve.

Ali Sowe do të bashkohet me skuadrën vetëm pasi Skënderbeu të jetë kthyer nga Repubika Çeke, aty ku të enjten do të jetë i impenjuar përballë në fushën e Mlada Boleslav.

23-vjeçari ka zhvilluar vetëm dy ndeshje me Chievon, pasi pjesën e karrierës e kaloi si lojtar i huazuar tek: Juve Stabia, Pescara, Latina, Modena, Lecce, Prato dhe Cibonese./Lajmi.net/