Sulmuesi i Arsenalit i bashkohet Lazios?

Lazio thuhet se është shumë pranë firmës së sulmuesit të Arsenal Lucas Perez.

Sport

26/05/2018 20:43

Spanjolli mbërriti në Emirates për 20 milionë euro nga Deportivo por nuk arriti të bindë asnjëherë Arsene Wenger. Ai gjithsesi shënoi shtatë gola në 21 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Por mbërritja e Lacazette dhe Aubameyang i kanë mbyllur derën përfundimisht Perez, i cili sezonin e kaluar e kaloi i huazuar në te Deportivo duke shënuar 7 gola në 33 ndeshje.

Igli Tare ka muaj që studion mundësinë për të marrë sulmuesin dhe tani mesa duket bisedimet janë drejt mbylljes dhe e vetmja gjë që mbetet për t’u vendosur është mënyra e transferimit.

Huazim me të drejtë blerje, apo blerje përfundimtare.

Lazio kërkon t’i shtojë një tjetër sulmues ekipit. Perez duhet të shërbejë si sulmues i dytë por edhe si zëvendësues i Ciro Immobile.