Sulmon tifozin, përjashtohet nga klubi

Skuadra Goole, nga Non-league në Angli, ka përjashtuar kapitenin Karl Colley pas sulmit të tij ndaj një tifozi mysafir, 19 vjet pas sulmit të ngjashëm të famshëm të legjendës së Manchester Unitedit, Eric Cantona. Cooley, mbrojtës 30-vjeç, u përjashtua në duelin kundër Coalville në Victoria Pleasure Grounds. Derisa ishte duke dalë nga fusha, Colley bëri…

Sport

26/01/2014 15:15

Skuadra Goole, nga Non-league në Angli, ka përjashtuar kapitenin Karl Colley pas sulmit të tij ndaj një tifozi mysafir, 19 vjet pas sulmit të ngjashëm të famshëm të legjendës së Manchester Unitedit, Eric Cantona.

Cooley, mbrojtës 30-vjeç, u përjashtua në duelin kundër Coalville në Victoria Pleasure Grounds. Derisa ishte duke dalë nga fusha, Colley bëri tri përpjekje të sulmojë tifozin derisa e goditi një herë në të dytën.

Dhe, klubi ka reaguar shpejt duke e përjashtuar. “Menjëherë pas ndeshjes ai është njoftuar se nuk do të luajë më për ne”, deklaroi sekretari i Goole, Andreë Morris, pas ndeshjes të cilën Coalville e fitoi me rezultat 3:0.

“Ky është një rast individual. Kam biseduar me drejtuesit e Coalville dhe u kam kërkuar falje. Është turp sepse ne jemi vetëm një grup i vullnetarëve. Është e turpshme dhe e papranueshme për ne”, u shpreh ai.