Sulmon një femër, i gjenden shumë armë në banesë por nuk arrestohet

Një person për arsye të pa njohura ka sulmuar dhe kanosur me armë zjarri një femër në Prishtinë. Policia e Kosovës e ka bastisur banesën e tij ku ka gjetur shumë armë të llojeve të ndryshme por nuk ka arrestuar të dyshuarin.

Lajme

23/03/2015 10:33

Sipas Policisë në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie e markës CHASHAR me 32 fishek, një shkorpion me një karikator të zbrazët ,një pistoletë e markës TT me një karikator tetë fishekë të cal.8 mm, një pistoletë “Magnum” me dylbi e markës “SMITHNËESSON” , një antiplumb,15 paketime me fishekë të AK 47 cal.7.62 mm,2 paketime të municionit të pistoletës TT 8 mm , tre shpata të madhësive të ndryshme,dy pasaporta njëra angleze dhe tjetra serbe në emër të dyshuarit.

Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor edhe pse kishte disa lëndime të lehta trupore. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, në Lipjan është arrestuar një person pasi që i njëjti për arsye të pa njohura ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.