Sulmohet vetura e Policisë, dy policë të vdekur

Disa persona të armatosur kanë sulmuar një veturë policie në veri të Shën Petersburgut mëngjesin e së premtes, ku dy nga tre policët që gjendeshin në veturë kanë mbetur të vdekur.

Bota

04/12/2015 14:09

Sipas dëshmitarëve, polici i tretë ka marrë djegie të rënda në momentin që vetura është përfshirë nga zjarri, transmeton KosovaPress.

Ndërkohë që vendndodhja e sulmuesve nuk dihet, Policia është vënë në një operacion të gjerë kërkimi.

Motivi i sulmit nuk është bërë i ditur, megjithëse ka lajme të pakonfirmuara në mediet ruse shtetërore që thonë se vetura ka qenë në përcjellje të një veture që barte para.

Duke u bazuar në një burim brenda Policisë, tablodi në Shën Petersburg “Fontaka” ka raportuar se sulmuesit vodhën çanta të mbushura me para nga vetura. Sipas po këtyre burimeve, supozohet se tre vetura janë përfshirë në këtë sulm.

Origjina e parave nuk dihet me saktësi, por dyshohet se i përkasin kompanisë ruse të ndërtimtarisë “LSR Grop”.