Sulmohet roja e pyllit në fshatin Dobratin, i merret edhe arma zyrtare

Më datë 17.05.2018, rreth orës 22:00 policia ka pranuar informatën se në fshatin Dobratin të Podujevës, tre persona të dyshuar kanë sulmuar rojën e pyllit dhe i kanë grabitur armën zyrtare.

Lajme

18/05/2018 12:59

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore të stacionit të Podujevës i janë përgjigjur rastit dhe kanë arrit të identifikojnë personat e dyshuar si dhe të sekuestrojnë armën e cila i është grabitur rojës së pyllit, njofton policia.

Rasti është proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit, ndërkohë që hetuesit policor të stacionit te Podujevës po kryejnë procedurat e nevojshme policore.