Sulmohet rëndë një person në Burojë të Skenderajt

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore gjatë ditës së djeshme në fshatin Burojë të Skenderajt.

Lajme

15/07/2018 12:57

Sipas policisë për këtë rast është arrestuar një person.

“Fsh. Burojë, Skenderaj 14.07.2018 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me mjet të fortë,  viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor  në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.