Sulmohet parlamenti i Britanisë, lëndohen disa persona

Disa persona janë lënduar pasi një makinë me shpejtësi ka goditur barrierat e sigurisë jashtë selisë së Parlamentit Britanik.

Bota

14/08/2018 09:45

Incidenti ka ndodhur rreth orës 7:30 të mëngjesit, ndërkohë policia, ambulancat dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin, transmeton lajmi.net.

Shoferi i makinës është arrestuar ndërsa shumica e rrugëve rreth Parlamentit janë mbyllur.

Detaje të tjera ende nuk janë bërë të ditura./Lajmi.net/