Deçan: Sulmohet me armë rrugës duke shkuar në shkollë

Një person nga Deçani ka njoftuar Policinë e Kosovës se përderisa ishte duke shkuar në shkollë është sulmuar fizikisht nga një person mashkull shqiptarë.

Lajme

26/02/2016 08:26

Sipas njoftimit të PK-së, viktima ka njoftuar se i dyshuari ka shtënë një herë me armë në ajër dhe ka ikur në drejtim të panjohur, transmeton lajmi.net

Policia me vendim të prokurorit ka bastisur shtëpinë e të dyshuari, por që nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. /lajmi.net