Sulmohet me armë automatike gazetari që po heton vrasjen e Ivanoviqit

Stefan Cvetkoviq është gazetar serb që po vazhdon të ballafaqohet me sulme të ndryshme fizike. I njëjti tash e sa kohë po merret me hetimin e vrasjes së Ivanoviqit.

Lajme

19/07/2018 09:01

Pas një rrëmbimi që Cvetkoviq ishte sulmuar fizikisht ku persona end eta panjohur i shkaktuan lëndime të rënda.

E mbrëmë vetura që po vozitej nga gazetari serb ishte sulmuar me armë automatike, transmeton lajmi.net.

Cvetkoviq ka thënë për agjencinë e lajmeve Beta tha se nuk ka pësuar ndonjë lëndim, por që vrimat ishin të dukshme në makinë.

“Për mua është shumë më e rëndësishme se kush e ka dhënë urdhërin”, deklaroi Cvetkoviq.

Për sulmet ndaj gazetarit serb ditë më parë ishte arrestuar edhe një person.

Cvetkoviq ditë më parë kishte thënë se të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit kanë ndërlidhje me zyrën për Kosovën në Serbi, që udhëhiqet nga Marko Gjuriq. /Lajmi.net/