Sulmohet kryetarja e LSI-së në Pukë

Kryetarja e LSI­-së së Pukës, Saimira Laçi dhe kryetarja e LGI­-së, Romina Kuçi janë dhunuar nga disa persona ditën e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Fushë Arrëzit.

Lajme

18/06/2017 19:13

Persona të panjohur i kanë zënë pritë makinës ku udhëtonin dy gratë dhe më pas i kanë goditur ato.

Romina Kuçi ka marrë disa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Fushë Arrëzit.

Ndërsa kryetarja e LSI-­së njëkohësisht kandidate, Saimira Laçi është shprehur se është dhunuar nga persona të rëndësishëm të PS­-së.

Ende nuk ka të dhëna të tjera.