Sulmohet fizikisht roja i pyllit

Dy persona të cilit po transporton dru ilegalisht kanë sulmuar fizikisht rojën e pyllit i cili së basku me dy kolegë të tij ishin duke ruajtur pyllin.

Lajme

15/12/2017 10:08

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Kolovicë të Prishtinës.

Të dyshuarit sipas njoftimit janë larguar nga vendi ngjarjes.

“ Viktima mashkull K/Shqiptar roje e pyllit, ka raportuar se derisa ishte në inspektim me dy kolegë meshkuj K/Shqiptarë, është sulmuar fizikisht nga disa persona të cilët ishin duke transportuar dru me një traktor”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/