Sulmohet faqja e Nikolliqit

Faqja zyrtare e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolliq, është sulmuar të hënën nga hakerë. Bëhet fjalë për sulmin më të madh të bërë deri më tani në këtë faqe, thuhet në njoftimin e kabinetit të Nikolliqit.

Lajme

23/02/2016 16:18

Kjo nuk është hera e parë që sulmohet faqja zyrtare në internet e presidentit serb, Nikolliq.

Në njoftim thuhet se hetimet për të gjetur akterët e këtij sulmi janë duke i bërë Ministria e Brendshme e Serbisë, ajo e Mbrojtjes dhe Ushtria.

Këto në bashkëpunim me Telekomin e Serbisë, kanë arritur ta kthejnë në funksion këtë faqe, transmeton lajmi.net.

Ende nuk dihet se kush janë sulmuesit e faqes së numrit një të këtij shteti. /lajmi.net