Ky është i riu që sulmoi Agim Bahtirin (Foto)

Sot rreth orës 16 është sulmuar në zyrën e tij kryetari i komunës së Mitrovicëa Agim Bahtiri.

Lajme

16/03/2015 17:31

(E plotësuar)

Është mësuar kush dhe pse e ka sulmuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri sot pasdite. Është 25 vjeçari Adem Dibrani i cili pasi që nuk është ndarë i kënaqur me përgjigjen e kryetarit Bahtiri për takim e ka sulmuar atë nga pas.

auto-f21426525874

Dibrani kishte shkuar për tu takuar me kryetarin Bahtiri ndërsa ky i fundit i kishte thënë atij që ta lë numrin e telefonit aty dhe komuna do ta kontaktoj për një takim në ditën tjetër pasi që sot ishte duke shkuar në një takim pune.

Mirëpo burime të gazetës “Zëri” mësojnë se i riu nga fshati Gradicë i Drenicës i kishte kërkuar Bahtirit që t’ia gjej një vend pune. “Pse nuk po më punëson” thuhet t’i jetë drejtuar i riu Adem Dibrani, kryetarit Bahtiri.

auto-f31426525872

Përgjigja e kryetarit si duket nuk e ka kënaqur 25 vjeçarin, Dibrani i cili pa hezituar e ka goditur Bahtirin nga pas. Kështu të paktën ka thënë për gazetën “Zëri”, zëdhënësi i komunës së Mitrovicës, Hysni Syla.

Syla ka shtuar se kryetari Bahtiri nuk ka pësuar lëndime të rënda mirëpo që për shkak të incidentit është detyruar ta anuloj takimin e punës në Prishtinë.

________________________________________________________

Policia e Kosovës  njofton se ka arrestuar 25 vjeçarin me iniciale A.D, si të dyshuar që ka  sulmuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi, e cila ndodhi në zyrën e krytarit Bahtiri.

___________________________________________________

Sulmin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Zahiti tha se një qytetar në orët e pasdites e ka sulmuar kryetarin Bahtiri në zyrën e tij të punës.

Pa dhënë shumë detaje tjera Zahiti tha se identiteti i të dyshuarit është i njohur për Policinë dhe policia është në kërkim të tij për ta arrestuar.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi e as natyra e lëndimeve të kryetarit Bahtiri.