Sulmi në Tunizi u krye nga grupe të afërta me ISIL-in

Autoritetet e Tunizisë kanë bërë të ditur se sulmin në muzeut Bardo në Tunizi e kanë bërë grupe të cilat janë të lidhura me ISIL-in.

Bota

26/03/2015 15:16

Ministri i Punëve të Brendshme të Tunizisë, Najem Gharsalli, në një konferencë për media tha se sulmi ishte i organizuar dhe u drejtua nga lideri i organizatës me seli në Algjeri, Khaled al-Shayeb, i njohur si Lukman Abu Sakhr.

“Pjesëtarët e organizatës së ndaluar Ansar al-Sheria, të cilët janë besnikë të brigadës Ukba Ibn Nafi kryen sulmin ndaj muzeut Bardo”, tha Gharsalli raporton Anadolu Agency.

Organizata terroriste ISIL, të cilës gjoja i janë besnik Brigada Ukbe ibn Nafi, mori përgjegjësinë për sulmin ndaj muzeut Bardo, ku u vranë 23 persona, kryesisht turistë të huaj.

Në lidhje me sulmin u shkarkuan nga detyra disa zyrtarë të shërbimit të sigurisë në Tunizi. Qeveria e këtij vendi ka miratuar një ligj të ri të anti-terrorizmit, i cili pret ratifikimin në parlament. (AA)