Sulmi në Paris, Merkel të dielën vizitë jozyrtare në Francë

Sipas burimeve diplomatike, sulmi në Paris do të jetë një nga temat gjatë këtij takimi jozyrtarë të Merkel dhe Hollande.

Bota

09/01/2015 19:40

Kancelarja gjermane, Angela Merkel të dielën do të mbërrijë për vizitë zyrtare në Francë, pas sulmit ndaj redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo” i cili ndodhi dy ditë më parë në Paris, raporton Anadolu Agency. 

Zëvendës i zëdhënësit të Qeverisë gjermane Geog Streiter ka deklaruar se Merkel në Paris do të takohet me presidentin francez Francois Hollande dhe presidentin e Parlamentit Evropian Martin Schulz. 

Sipas burimeve diplomatike, sulmi në Paris do të jetë një nga temat gjatë këtij takimi jozyrtarë të Merkel dhe Hollande. Në sulmin ndaj selisë së revistës franceze që ndodhi dy ditë më humbën jetën 12 persona, në mesin e të cilëve katër karikaturist dhe dy polic. Katër të tjerë janë plagosur rëndë.