Sulmi në Manchester, dëshmia: Si më shpëtoi telefoni nga bomba (Foto)
Nëna e dy fëmijëve u shpëtua nga celulari i saj iPhone pas shpërthimit të bombës nga kamikazi në Manchester Arena. Bomba që kamikazi përdori nuk ishte si të zakonshmet, por ajo ishte e pajisur me gozhda, në mënyrë që gjatë shpërthimit të lëndoheshin sa më shumë persona.
Bota
Kështu një prej copëzave të metalit iu drejtua Lisa Brigdett, por për fat të mirë, telefoni i saj e ndali që ajo të lëndohej pas përfundimit të koncertit të Ariana Grandes.
45 vjeçarja tregon se po fliste në telefon në momentin e shpërthimit dhe gozhdat mund ta kishin kapur në fytyrë, por iPhone i saj e ndali diçka të tillë. Për fat të keq, asaj iu këput një prej gishtave me të cilët mbante telefonin në vesh.
Bashkëshorti i saj Steve, thotë se gruaja e tij është shumë me fat që është gjallë, pavarësisht nga vuajtjet e shumta të shkaktuara nga shpërthimi.
Ai tha se përveç plagës në fytyrën e saj dhe gishtin e prerë, ajo gjithashtu ka një kyç të thyer, dhe një plagë të madhe në kofshën e saj, si dhe dëmtime të shumta të vogla.
Sulmi me bomba në Manchester Arena la të vrarë 22 persona duke përfshirë edhe fëmijë, ndërsa u plagosën 64 të tjerë. Tetë burra janë në paraburgim pas shpërthimit.