Sulmi në Manchester, City-United të bashkuar në dhimbje

Anglia qan viktimat e atentatit të tmerrshëm të Manchester-it që ndodhi gjatë koncertit të Ariana Grande.

Sport

23/05/2017 15:22

Por ato që ndjejnë më shumë dhimbjen janë pikërisht skuadrat këtij qyteti City dhe United që në këtë moment janë më të bashkuara se kurrë. Si “citizens” ashtu dhe “djajtë e kuq” kanë dalë menjëherë me komunikatat e tyre duke deklaruar se në këtë moment janë shumë pranë personave të përfshirë në këtë sulm kamikaz.

“Të gjithë personat e përfshirë janë në zemrat tona”, lexohet në mesazhin e Manchester City në Twitter, ndërsa United po në Twitter shkruan: Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë personat që janë prekur nga kjo ngjarje

Në të njëtjën kohë, Manchester City, bën të ditur se ka hapur dyert e Ettihad Stadium në mënyrë që të mundësohet ndihma e duhur për të gjithë të prekurit e ketij sulm, ndërsa Djajtë e kuq bënë një apel për të gjithë personat që të dhurojnë gjakë, ndërkohë që lajmëroi se dyqanet, muzeu dhe baret në old Traffford do të jenë të mbyllur. po kështu nuk do të bëhen as vizitat në këtë impiant, transmeton “Top Channel”.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Mandchester United duke parë dinamikën e ngjarjeve u kërkuan UEFA që të anulonin konferencën për shtyp në prag të finales së Europa League me Ajaxin, kërkesë që u pranua nga qeveria e futbollit evropian.

Ndërkohë, në seancën e radhës stërvtitiore, futbollistët dhe stafi teknik i Djajve të kuq mbajtën 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të këtij akti terrorist.