Sulmi në Kuvend, sot shpallet aktgjykimi ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të shpallet aktgjykimi ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët akuzohen nga Prokuroria Speciale për sulmin në ndërtesën e Kuvendit në gusht të 2016-ës.

Lajme

17/11/2017 07:25

Kështu është paralajmëruar në seancën e fundit e cila u mbajt me 13 nëntor, ku u dhanë fjalët përfundimtare të në rastin e të akuzuarve: Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti.

Sipas Gjykatës, shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 17 nëntor, në ora 13:00.

Në fjalën përfundimtare, avokati i Frashër Krasniqit ka thënë se prokurori ka dështuar të bindë se sulmi kundër Kuvendit të Kosovës është kryer nga klienti i tij dhe të akuzuarit e tjerë.