Sulmi ndaj dy kosovarëve në Serbi, reagon Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas sulmit ndaj dy kosovarëve në Serbi, ku njëri prej tyre pësoi lëndime të rënda.

Lajme

09/10/2018 13:13

Përmes një postimi në Facebook, Berisha u shpreh se ky është një akt dhune racist dhe i dënieshëm.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve të vendosin menjëherë para ligjit autorët dhe nxitësit e këtij krimi të shëmtuar.

Ky është postimi i plotë i Berishës në Facebook:

“Nje akt dhune raciste e denueshme!

Rrihen shtazerisht ne Novi Sad dy te rinj shqiptar per fajin se po flisnin shqip!

Te dashur miq, Qendra Rajonale e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prizren (KMDLNJ),informon se nje grup prej 4-5 serbesh kane sulmuar dje dhe goditur kafsherisht dy te rinj shqiptar, Çlirim Maloku 19 vjeç ( i riu ne foto) bukpjekes me pune ne ate qytet, i cili po lufton me vdekjen ne spital dhe shokun e tij ne gjendje jo te rende.

Duke uruar sherim te plote viktimave te ketij akti racist, kriminal çnjerezor dhe primitiv, ju bej thirrje autoriteteve zyrtare te vendosin menjehere para ligjit autoret dhe nxitesit e ketij krimi te shemtuar”/Lajmi.net/