Sulmi me sharrë në Zvicër, arrestohet sulmuesi

Policia zvicerane ka arrestuar një të dyshuar për sulmin me sharrë elektrike ku mbetën të lënduar pesë persona, dy prej tyre në gjendje më kritike.

Bota

25/07/2017 22:13

Franz Wrousis, 50 vjeçar u arrestua në Thalëil, një qytet rreth 60 km nga Schaffhausen, qytetit kufitar ku edhe ndodhi incidenti, transmeton Klan Kosova.

Kërkimi për të dyshuarin përfshiu më shumë se 100 zyrtarë zviceranë dhe gjermanë.