“Sulmi i peshkaqenit më ka shpëtuar jetën” (Foto)

Një baba me fat thotë që një sulm nga peshkaqeni i kishte shpëtuar jetën pasi që kishte bërë që mjekët të zbulojnë që ky kishte kancer.

Fun

07/10/2015 16:04

Eugene Finney ishte sulmuar nga kjo bishë e oqeanit përderisa ishte duke notuar në bregdetin e Amerikës, transmeton lajmi.net.

Ai kishte pësuar një plagë të rëndë në shpinën e tij si dhe kishte përjetuar dhimbje të mëdha në gjoks dhe shpinë.

Dhe befasisht përderisa ishte duke u mjekuar në spital, mjekët kishin zbuluar se kishte kancer.

Fatmirësisht kanceri ishte diagnostifikuar herët mjaftueshëm sa për ti mundësuar mjekëve të ndërhyjnë dhe ta largojnë atë.

Eugene's wound

Eugene kishte përshkuar sulmin e peshkaqenit duke thënë: “Diçka më kishte goditur nga mbrapa. Unë kurrë nuk isha goditur asisoj më parë.”

“Ishte shumë e tmerrshme. Ndihesha sikurse dikush më goditi me kamxhik.”

Eugene, i cili ishte për pushime me të dashurën dhe dy fëmijët e tij në Huntington Beach, kishte arritur që të dal nga uji edhe pse me vështirësi.

Atë natë ai kishte shkuar në spital pasi që kishte pasur dhimbje të tmerrshme në gjoks dhe shpinë.

Gjatë kohës kur mjekët po e skanonin atë, ata kishin arritur ta gjejnë tumorin me madhësi sa një arrë, në veshkën e tij të djathtë.

Dad in hospital

Eugene tells of ordeal

 

Ai kishte thënë: “Nëse një peshkaqen nuk do të më sulmonte, unë nuk do ti kisha përjetuar ato dhimbje dhe kurrë nuk do e kisha ditë për tumorin.”

Tani Eugene, nga Fitchburg i Massachusetts, është plotësisht i shëruar nga kanceri dhe nuk ka nevojë për rrezatim apo kimioterapi.

Ai gjithashtu ka shtuar: “Unë ndihem fatlum. Unë me të vërteti ndihem sikurse më është dhuruar një mundësi e dytë për këtë jetë dhe unë nuk do ta humbas këtë.” /lajmi.net