Sulmi i 11 Shtatorit, pamje të kapura nga një konvikt (Video)

Ngjarjet e tmerrshme të 11 shtatorit do të kujtohen gjithmonë si dita më e keqe në SHBA.

Bota

22/05/2016 23:04

Tani, një video ka filluar të qarkullojë përsëri në rrjetet sociale, duke treguar se sa të tmerrshme ishin ato momente.

Kjo video e rrallë është kapur nga një studente e Universitetit të Nju Jorkut, Caroline Dries, në të cilën shihet qartë se çfarë ndodhi në ‘World Trade Center’ më 11 shtator, 2001.

Caroline e incizoi krejt pamjen nga dhoma e saj e konviktit, duke i shikuar pamjet e tmerrshme së bashku me shoqen e saj të dhomës Megan – pasi eksplodimi në kullën e parë i zgjoi ato nga gjumi, transmeton Express.

Pasi një tjetër aeroplan godet kullën e dytë, ato fillojnë të qajnë dhe ikin me vrap nga kati i 32’të në 200 Water Street.

YouTube player