Sulmet vetëvrasëse në Jemen lënë të vdekur mbi 60 persona

Të paktën 60 jemenë kanë mbetur të vdekur si pasojë e dy sulmeve vetëvrasëse me bombë të kryera nga mbështetësit e një grupi rebel të sektit Shia. 

Bota

09/10/2014 16:29

Të dyja sulmet ndodhën të enjten në qendrën e kryeqytetit të Jemenit, Sanaa.

Shpërthimi i parë që la të vdekur mbi 40 persona ndodhi teksa qindra protestues ishin duke arritur tek Sheshi Tahrir, protestë kjo e thirrur nga Houthis.

Më vonë, një sulm tjetër vetëvrasës me bombë ndodhi para një postblloku të ushtrisë në lindje të provincës së Hadramawt, e cila la të vdekur 20 ushtarë.

Këto sulme vetëvrasëse vijnë pikërisht kur Jemeni është në mes të një krize të madhe politike e shkaktuar nga marrja nën kontroll e kryeqytetit Sanaa nga grupet rebele.

Houthis kanë hequr dorë nga kandidati për president, në mënyre që të udhëheq qeverinë e re, e cila pritet që të formohet si rrjedhojë e një marrëveshje që ka për qëllim t’i jep fund luftimeve në mes të forcave të Houthis dhe forcave qeveritare.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.