Sulmet në Paris u planifikuan për 9 muaj, terroristi më i ri 15 vjeç

Terroristët të cilët kryen sulmet në Paris, ishin pjesë e celulave të ISIS-it, të cilët për 9 muaj rresht, kishin planifikuar sulmet që u kryen të premten mbrëma në kryeqytetin francez, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Bota

14/11/2015 17:58

Teroristët ishin nisur në muajin shkurt nga qyteti Raqqa dhe ishin zhvendosur në Francë për të përgatitur sulmet.

Njëri prej sulmuesve të përfshirë në këto sulme, besohet se është një 15 vjeçar.

Adoleshenti besohet se ka qenë njëri prej sulmuesve kamikazë, pranë stadiumit Stade de France.

Një francez- identiteti i cilit është i ditur nga policia franceze- përmes shenjat e gishtërinjve, është identifikuar në sulmin në teatër Bataclan, transmeton lajmi.net.

Një person tjetër, i quajtur Nick Alexander- besohet se është vrarë në teatrin Bataclan.

Në sulmet e djeshme në Paris, besohet se janë vrarë 128 persona, ndërsa qindra persona janë të lënduar.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik./lajmi.net