Sulmet në Ankara: Turqia 3 ditë në zi për të paktën 100 viktima

Turqia ka nisur sot tri ditë zie pas dy shpërthimeve më vdekjeprurëse që kanë ndodhur në vend ndonjëherë, që lanë të vdekur të paktën 100 persona dhe qindra të tjerë të plagosur. E gjitha ndodhi teksa njerëzit po mbanin një tubim paqësor në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, të shtunën.

Bota

11/10/2015 09:31

Sulmi la 245 persona të plagosur, 48 prej tyre ndodhen në gjendje shumë të rëndë.

Pamjet televizive treguan skena paniku dhe njerëzit e shtrirë në tokë të mbuluar në gjak, mes parullave protestuese që mbanin në duar.

Qeveria i quajti shpërthimet një “akt terrorist” dhe hodhi poshtë me zemërim akuzat se ishte ai shkaktar.

Vonë të shtunën, Presidenti amerikan Barak Obama foli me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe “përcolli keqardhjen e tij më të thellë personale për ata që u vranë dhe u plagosën në këto sulme monstruoze”, tha Shtëpia e Bardhë.