Sulmet kundër IS-it, goditet edhe grupi Khorasan

Që nga dita e premte, Shtetet e Bashkuara kanë realizuar 55 sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Bota

01/12/2014 20:26

Këtë e ka bërë të ditur të hënën Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përmes një komunikate të lëshuar ka bërë me dije se 27 sulme ajrore janë realizuar në Siri, ndërsa 28 të tjera në Irak.

Komanda ka bërë me dije se ka pasur goditje në një shumëllojshmëri objektesh, duke përfshirë ndërtesa shtetërore, automjete, tanke dhe grupe militantësh.

Në komunikatë është bërë me dije se njëra nga sulmet ka goditur grupin Khorasan, që është i lidhur me grupin terrorist al-Kaida dhe që konsiderohet si grupi më i rrezikshëm terrorist.