Sulmet kibernetike, si të mbroni veten online? – Lajmi.net
Sulmet kibernetike, si të mbroni veten online?
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 21:52, 15 May 2017
Chris Foxx, gazetari i BBC-së për të rejat e teknologjisë jep disa këshilla se si duhet të mbrojmë veten online, referuar dhe rastit të fundit të sulmit kibernetik në disa vende të botës.

Sipas Foxx, e para është krijimi i fashave të sigurisë. Fashat e sigurisë janë krijuar për të rregulluar dobësitë në software-in që përdorni, për të mos u hakeruar lehtësisht. Këto fasha sigurie mund ti gjeni në sistemin tuaj operativ.

Së dyti, mos hapni dokumente të bashkangjitura që nuk i prisni. “Mos i klikoni këto linqe dhe mos i shkarkoni ato në kompjuterin tuaj. Thjesht mos e bëni”, thotë Foxx.

Mos punoni me sistem të vjetër operativ. “Nëse punoni me një sistem të vjetër operativ që nuk suportohet për kohë të gjatë, si për shembull Windows XP, ka më shumë rrezik për probleme sigurie. Kështu që përpiquni ta përditësoni”, përfundon ai. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: sulmet kibernetike

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals