Sulmet e talibanëve kanë vrarë 14 ushtarë dhe policë afganë

Dy sulme të talibanëve në provincën perëndimore të Afganistanit, Badghis kanë lënë të vdekur të paktën 14 trupa ushtarakë dhe zyrtarë policorë, kanë thënë zyrtarët afganë.

Bota

23/04/2018 11:00

Zëvendës-shefi policer, Ghulam Sarwar Haidari ka thënë se një numër i kryengritësve ka sulmuar trupat e ushtrisë afgane në distriktin Ab Kamari, duke lënë të vdekur nëntë ushtarë në sulmin e 23 prillit.

Në po të njëtjën kohë, një tjetër sulm i kryengritësve në distriktin Qadis ka lënë të vdekur pesë zyrtarë policorë, ka thënw Haidari.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Haidari ka fajësuar talibanët për sulmet kundër forcave qeveritare në provincën Badghis.

Më 22 prill një sulm i grupit militant, Shteti Islamik ka lënë të vdekur 57 persona në kryeqytetin afgan, Kabul.