Sulmet ajrore vrasin 23 persona në Siri

Të paktën 23 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë, të kryera mbrëmë në qytetin e mbajtur nga rebelët, Idlib, në veri-perëndim të Sirisë, bëjnë të ditur burimet zyrtare.

Bota

31/05/2016 12:28

Observatori sirianë për të drejtat e njeriut thanë se pozicionet e kundërta ishin në shënjestër, njëri nga të cilët ishte afër spitalit.

Bëhet e ditur se në mesin e viktimave, ishin shtatë fëmijë, ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet, shkruan BBC.

Qyteti i Idlibit është bastion i grupeve terroriste, Al Kaida dhe Al Nusra, bëjnë të ditura burimet zyrtare.

Fronti Nusra është përjashtuar nga marrëveshjet për paqe të ndërmjetësuara nga SHBA – ja dhe Rusia./Kp