Sulmet ajrore godasin liderin e IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi

Mediat ndërkombëtare raportojnë se lideri i grupit militant Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është qëlluar gjatë sulmeve ajrore në Siri sot.

Bota

11/10/2015 14:29

Konvoji i cili po barte liderin e IS-is, Abu Bakr al-Baghdadi është qëlluar sot nga sulmet ajrore irakiane pranë kufirit sirianë, transmeton lajmi.net.

Ende nuk dihet për fatin e liderit të kalifatit të vetëshpallur islamik.

“Forcat irakiane kanë bombarduar konvojin në të cilin gjendej kreu i organizatës terroriste Abu Bakr al-Baghdadi, teksa ai po udhëtonte për në Karabla për të marrë pjesë në një mbledhje të komandantëve të IS-it”, thuhet në deklaratën e forcave irakiane./lajmi.net/