Sulme vetëvrasëse në Çad, të paktën 27 të vdekur

Tre sulme vetëvrasëse kanë goditur një ishull të Çadit, duke lënë të vrarë të paktën 27 persona, kanë thënë burimet e sigurisë,  shkruan BBC.

Bota

05/12/2015 17:21

Shpërthimi, ndodhi në ishullin e Kaolfouas në pjesën e  liqenit nga ana e  Çadit, ku goditi një treg javorë, thanë burimet.

Asnjë grup deri më tani nuk paraqitur të jetë mbrapa sulmit, por rajoni  është në gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve nga militantët e Boko Haramit, transmeton lajmi.net.

Këtë vit, me mijëra persona janë larguar nga ushtarët islamik,  në kërkim të sigurisë në ishull.

Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se tre gra kishin kryer sulmin në Koulfoua. Të paktën 80 të tjerë u plagosën nga shpërthimet./lajmi.net.