Sulme të reja ajrore në Siri e Irak

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të mërkurën ka bombarduar sërish caqet e xhihadistëve të Shtetit Islamik. 

Bota

24/12/2014 18:06

Sipas njoftimit të ushtrisë amerikane, aeroplanët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer dhjetë sulme të reja ajrore në Siri dhe shtatë në Irak.

Tetë sulme në Siri janë bërë rreth qytetit Kobane, pranë kufirit me Turqinë, ndërsa dy të tjera në Dair az Zor dhe Raqqa.

Sulmet në Irak, ndërkaq, kanë goditur njësitet dhe pronat e Shtetit Islamik në Kaim, Sinxhar, Falluxha dhe Tal Afar. (REL)